25 plumba drejt Aleksandër Koçekut, si u organizua atentati në Shkodër. Pista e gjakmarrjes në qendër të hetimeve
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga atentati që i mori jetën 40-vjeçarit Aleksandër Koçeku në zonën e Karmës së Kirit, përgjatë aksit Kir–Prekal në Shkodër.
Sipas burimeve pranë grupit hetimor, në vendngjarje janë sekuestruar 25 gëzhoja automatiku, të gjitha të qitura nga e njëjta armë. Ky fakt ka forcuar dyshimet se ekzekutimi është kryer nga persona që kishin planifikuar me kujdes lëvizjet e viktimës dhe kishin si qëllim eliminimin e tij.
Hetimet paraprake tregojnë se Aleksandër Koçekut i është zënë pritë teksa po lëvizte me automjet në rrugën Kir–Prekal. Autorët kanë hapur zjarr me breshëri ndaj tij, duke e lënë të vdekur në vend. Trupi i 40-vjeçarit është konstatuar nga një kalimtar i rastësishëm, i cili ka njoftuar menjëherë policinë.
Ekspertët kriminalistikë kanë kryer këqyrjen e zonës dhe po analizojnë çdo provë të gjetur në vendngjarje. Ndërkohë, hetuesit po verifikojnë pamjet e kamerave të sigurisë përgjatë itinerarit që ka ndjekur viktima para atentatit, pasi zona ku ndodhi krimi nuk monitorohet nga kamera.
Edhe pse hetimet vijojnë në disa drejtime, pista kryesore mbetet konflikti i vjetër mes familjeve Koçeku dhe Shkambi. Konflikti daton që nga viti 2017, kur Artan Koçeku, vëllai i viktimës së sotme, vrau me armë zjarri Angjelin Shkambin. Sipas dosjes hetimore të kohës, ngjarja kishte në themel një borxh prej 40 mijë eurosh, por edhe motive që lidhen me nderin e familjes. Për atë vrasje, Artan Koçeku po vuan dënimin në burg.
Rama publikon pamje nga koncerti i Kanye West: Investim i rëndësishëm për imazhin dhe ekonominë e Shqipërisë
Operacion antidrogë në Kurbin e Mirditë, policia zbulon plantacione kanabisi dhe arreston 3 persona (EMRAT)
Detaje të reja nga vrasja në Vorë, 50-vjeçari u ekzekutua teksa po kthehej në banesë
- 10:48 Rama publikon pamje nga koncerti i Kanye West: Investim i rëndësishëm për imazhin dhe ekonominë e Shqipërisë
- 10:24 Operacion antidrogë në Kurbin e Mirditë, policia zbulon plantacione kanabisi dhe arreston 3 persona (EMRAT)
- 09:39 Detaje të reja nga vrasja në Vorë, 50-vjeçari u ekzekutua teksa po kthehej në banesë
- 09:27 Ndërron jetë senatori i njohur republikan
- 09:06 Irani nis sulme me raketa në të gjithë Gjirin: Katari, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahreini dhe Kuvajti në shënjestër
- 09:04 Të shtëna me armë në një festival në Toronto, 2 të vrarë dhe disa të plagosur