Zgjedhjet e 25 prillit: Rezultat i ri, krizë e vjetër

11 Maj 2021 | 20:41

Çështja e zgjedhjeve të 25 prillit dhe “krizës politike” që po krijon rezultati i kontestuar prej opozitës ishte temë e debatit të zhvilluar në emisionin Ilva Now në Euronews Albania.

Ekspertja e komunikimit Erla Mëhilli u shpreh se kriza politike mund të prodhohet nga “mosnjohja e zgjedhjeve”. Ajo diskutoi me juristin Ylli Manjani, i cili ishte i mendimit se “opozita dështoi të krijonte shumicën që ajo parashikonte”.

Lexo më shumë: Erla Mëhilli: Mosnjohja e zgjedhjeve prodhon krizë. Manjani: Opozita dështoi të krijonte shumicën

Debatit në studio iu përfshi në një lidhje direkte kandidati për deputet në qarkun e Tiranës, Boiken Abazi nga Qendra në Shqipëri e “Lëvizjes Vetëvendosje”. Ky deklaroi se pamjet e shqyrtuara nga aktivistët e Vetëvendosjes tregojnë “për një pakt mes partive të mëdha për të manipuluar votat”.

Lexo më shumë: Vetëvendosje denoncon me video manipulimin e votave, Boiken Abazi: PS-PD kanë pakt

Në diskutimin nëse opozita duhet të futet apo jo në parlament dhe se çfarë qasje duhet të ketë, juristi Manjani ishte këmbëngulës që ajo duhet të përfshihet me fokus kryesor negociatat e Shqipërisë në BE.

Lexo më shumë: Manjani: Na duhet BE të na monitorojë se na mbyten ambasadorët, PD të ketë prioritet negociatat

Më tej ekspertja e komunikimit Erla Mëhilli vuri në diskutim faktin se përse Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha nuk flet për procesin e shkarkimit të Presidentit Ilir Meta. Ajo tha se mos-deklarimi për këtë çështje jep idenë se PD nuk ka strategji dhe orientim të duhur.

Lexo më shumë: Pse Basha nuk flet për hetimin e Metës? Erla Mëhilli: Çfarë më shqetëson tek Partia Demokratike

Eksperti i çështjeve zgjedhore Gerti Shella nxiti diskutimin se PD nuk duhet të përsërisë gabimet e së shkuarës duke mos u futur në parlament. Sipas Shellës detyra e opozitës është që të shmangë vendimet e njëanshme të shumicës qeverisëse.

Lexo më shumë: Shella: PD nuk duhet të gabojë sërish, duhet të jetë në parlament për të mos lejuar vendimet e njëanshme

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare

Në një intervistë ekskluzive për gazetaren, Ilva Tare, aktivistja dhe gruaja e angazhuar, Linda Rama rrëfeu mbi karrierën e saj sfiduese, mënyrën si e ka...
22:36 | 18/06/2021

Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës

Aktivistja Linda Rama në një rrëfim ekskluziv për “Ilva Now” në Euronews Albania analizoi etapat në të cilat ka kaluar dialogu politik në Shqipëri, që...
22:13 | 18/06/2021

“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës

E ftuar në emisionin “Ilva Now”, aktivistja e shoqërisë civile dhe intelektualja e angazhuar, znj. Linda Rama foli ndër të tjera edhe për marrëdhënien e...
22:02 | 18/06/2021