25 vite minator në Bulqizë, Turja: S’dihet a del gjallë, nënat kanë ngelur pa djem

11 Tetor 2022 | 16:16

Nervuz Turja, ka punuar 25 vite në minierën e Bulqizës. Udhëtuam deri në Bulqizë për ta takuar dhe të mësuar më shumë mbi vështirësitë e punës së një minatori.

“Kam qenë 16 vjeç kur kam nisur përherë të parë, të vështira kanë, kam ngel 2-3 orë brenda, mundohesh mbrohesh të zë ai”- tha ai.

Sot është pensionist. Gjendja fizike ja ka shtuar edhe më shumë problemet.

“280 mijë lekë pension, vetëm më ilaçe nuk me del, me më vdekur gruaja kush me vjen mua me 35 mijë lekë”

65 vjeçari na thotë se thuajse çdo burrë në atë zonë, i siguron të ardhurat nga puna në minierë. Nervuzi tregon se sakrifica që secili prej tyre bën, nuk ka të paguar.

“Pagat janë shumë të ulëta, ai të jep 20 mijë lekë 30 mijë lekë”- tha ai.

Në atë minierë kanë humbur jetën shumë punëtor, por njërën e kujton me mall.

“Ja ky çuni këtu, ka pas lokalin, si eci filloi në minierë për tre katër muaj që punoi u vra, 28 vjeç çun, ai sa filloi punë u vra ka lënë çunin gruan, çun i vetëm”

Nervuzi tregon se çdo ditë lutej para se të dilte nga shtëpia, që ajo ditë të mos ishte e fundit e jetës së tij.

Për tu futur brenda galerisë është e pamundur. Ajo ruhet më postoblloqe, ndërsa minatorët kanë frikë të flasin edhe pse jashtë kamerave pranojnë se çdo ditë që shkojnë për në punë, bëjnë pakt me vdekjen.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026