25 vjet nga dorëzimi i Hong-Kongut, presidenti Xi: U ringritëm nga hiri
Presidenti kinez Xi Jinping bëri udhëtimin e parë jashtë Kinës mëmë që nga nisja e pandemisë së COVID-19, duke u ndalur në Hong-Kong, ku tha para turmës se rajoni ishte “ringritur nga hiri” pas vitesh të tëra trazirash.
“Pasi u bashkuan me tokën mëmë, qytetarët e Hong Kongut u bënë padronë të qytetit të tyre dhe e kuptuan se vetëm ata mund ta administronin atë. Nga ky moment filloi dhe demokracia e vërtetë”, u shpreh Xi Jinping, president i Kinës.
Deklaratën e tij, Xi e bëri pas ceremonisë së betimit të John Lee, ish-kreu i shërbimeve të sigurisë që mbikëqyri thyerjen e protestave pro-demokracisë, si shef ekzekutiv i territorit të Hong Kongut.
Ndërkohë, nga Londra, kryeministri Boris Johnson nënvizoi se Britania nuk do ta lërë vetëm ish-koloninë e saj.
“Ne nuk po heqim dorë nga Hong Kongu. 25 vjet më parë ne bëmë një premtim ndaj territorit dhe popullit të tij dhe do ta mbajmë atë. Do bëjmë ç’është e mundur që Kina t’u përmbahet zotimeve të saj, që Hong Kongu të qeveriset nga populli i tij për popullin e tij”, u shpreh Johnson.
Më 1 korrik 1997, territorit iu premtuan 50 vjet vetëqeverisje, liri fjale dhe shtypi, që nuk janë të lejuara në territorin e Kinës mëmë.
LEXONI GJITHASHTU:
Shpërthime të shumta në Irak, sistemet e mbrojtjes ajrore rrëzojnë pesë dronë
Ushtarët polakë dhe gjermanë përforcojnë së bashku kufirin e Polonisë me Rusinë
SHBA kërcënon me sanksione kompanitë kineze për vjedhjen në fushën e inteligjencës artificiale
- 22:33 Ish-prokurori kritikon ligjin e amnistisë penale për nënën 34-vjeçare: Ky është rast specifik që fëmija duhet të shkojë te nëna
- 22:22 Shpërthime të shumta në Irak, sistemet e mbrojtjes ajrore rrëzojnë pesë dronë
- 22:19 Ushtarët polakë dhe gjermanë përforcojnë së bashku kufirin e Polonisë me Rusinë
- 22:17 SHBA kërcënon me sanksione kompanitë kineze për vjedhjen në fushën e inteligjencës artificiale
- 22:16 Irani paralajmëron SHBA-në dhe aleatët: Çdo sulm do të marrë përgjigje të fortë
- 22:12 SHBA pritet të nënshkruajë marrëveshje me Arabinë Saudite për programin bërthamor civil