250 anëtarë të PD-së votojnë për kandidatët e Rithemelimit në Lushnjë
30 Janar 2022 |
12:16
250 anëtarë të Partisë Demokratike kanë votuar deri më tani në Lushnjë për emrin e kandidatit të Komisionit të Rithemelimit. Procesi është ndjekur nga afër nga ish-deputeti Klevis Balliu.
Gazetari Ardit Hoxha raporton se deri më tani nuk ka pasur asnjë problem gjatë procesit të votimit. Të drejtë vote kanë të gjithë demokratët që paraqesin kartën e anëtarësimit në PD.
Nga përfaqësuesit e zotit Basha ka pasur thirrje të vazhdueshme për të dalë me një kandidat të përbashkët në këtë bashki. Kjo thirrje është bërë edhe nga deputeti Saimir Korreshi.
Ditën e sotme po zhvillohen votimet në 6 bashki, për të përzgjidhur kandidatët e Komisionit të Rithemelimit për zgjedhjet e pjesshme vendore që pritet të zhvillohen më 6 mars.
LEXONI GJITHASHTU:
Lajme të Sugjeruara
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta