250 familje në nevojë në qarkun e Fierit marrin ndihmë ushqimore me rastin e festave të fundvitit
Disa familje në nevojë në qarkun e Fierit do të marrin ndihmë përmes pakove ushqimore me rastin festat e fundvitit.
Kompania ‘Bankers Petroleum’, në bashkëpunim me bashkitë e këtij ka shpërndarë pako ushqimore për 250 familje në nevojë.
Sipas kompanisë, pakot do të shkojnë në ndihmë të familjeve që jetojnë në zonat e Patosit e Roskovecit si dhe në fshatrat Kallm i Madh dhe Kallm i Vogël.
“Gjatë këtij viti të vështirë për shkak të situatës së pandemisë, ne kemi shtuar edhe më shumë kontributin tonë për banorët e zonave ku operojmë, pasi mendojmë se pikërisht në të tilla situata duhet të jemi pranë për njeri-tjetrin”, – thonë përfaqësuesit e ‘Bankers Petroleum Albania’.
Kryebashkiakja e Patosit, Rajmonda Balilaj tha se nisma e marrë nga bashkia e Patosit mori mbështetje nga kompania ‘Bankers’, e cila do të ndihmojë me 100 pako ushqimore këtë bashki.
“Bashkia me fondet e vete ka menduar të bëjë disa paketa ushqimore në formë dhurate për festat e fundvitit por i është drejtuar edhe donatorëve të tjerë, bizneseve vendas. Një nga bashkëpunimet që është përgjigjur në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe të shpejtë është ‘Bankers’ që ka dhuruar 100 paketa ushqimore, që i shkojë veçanërisht njësisë Zharrëz”, u shpreh kryetarja e Bashkise Patos, Rajmonda Balilaj.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta