26-vjeçari vret me thikë të vëllain në Dibër

29 Prill 2021 | 08:22

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Allabegi të Dibrës rreth orës 00.30 të mëngjesit të sotëm.

Policia bën me dije se 26-vjeçari Florian Tonuzi në rrethana ende të paqarta dyshohet se  ka goditur me mjet prerës vëllain 23-vjeçar, Benard Tonuzi.

Ky i fundit si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën në spital.

Menjëherë shërbimet e policisë kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe vijon krehja e zonës me qëllim lokalizimin e vendodhjes dhe kapjen   e autorit të dyshuar të ngjarjes.

Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e shkaqeve të plota të ngjarjes

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026