2,708 njerëz të infektuar me COVID-19 në Kosovë në 24 orë
2,708 raste të reja me COVID-19 janë regjistruar në Kosovë në 24 orët e fundit pasi janë testuar 10.883 qytetarë.
Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit është regjistruar një rast i vdekjes nga coronavirusi.
Bazuar në të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (ISHKPK), 25 për qind e rasteve të testuar kanë rezultuar pozitiv.
Një ditë më parë, më 19 janar, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar 2,050 raste të infektimit.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në 24 orët e fundit janë dhënë gjithsej 4,731 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Aktualisht në Kosovë me COVID-19 janë 9,771 raste aktive me sëmundjen vdekjeprurëse.
Gjatë së enjtes, më 20 janar, 2022, kryeministri i Kosovës, ka kërkuar përditësim të masave për luftim të pandemisë së coronavirusit.
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka kërkuar që të vendosen masa të reja që kanë qëllim ngadalësimin e rritjes së shkallës së infektimit.
Sipas masave aktuale, të miratuara më 23 tetor të vitit të kaluar, kufizimi i lëvizjes zbatohet nga mesnata deri në orë 05:00. Baret dhe restorantet punojnë deri në orën 23:00, derisa muzika ndalet në orën 21:30.
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta