28 mijë nxënës më pak, arsimi regjistron ulje të numrit të nxënësve në të gjitha ciklet

6 Prill 2021 | 16:04

Numri i nxënësve dhe studentëve të regjistruar në arsim, përfshi edhe parashkollorin, u ul me 4.6% gjatë sezonit 2020-21, ose 28 000 të rinj më pak se vitin shkollor 2019-2020. Kjo prirje vijon prej disa vitesh në vend, ndërsa të dhënat e Institutit të Statistikave zbulojnë se në të gjitha ciklet statistikat referojnë tkurrje.

Ndërkohë, raporti mësues-nxënës në shkollat publike, në ciklin 9-vjeçar u fiksua në 1 mësues për 8.9 nxënës dhe në gjimnaz 1 mësues për 12.7 nxënës. Në shkollat private, ky raport është më i ulët, por të dhënat tregojnë të paktën për arsimin 9-vjeçar se 91.4 % e fëmijëve u regjistruan në shkollat publike.

Më tej në ciklin e mesëm, vihet re një tendencë në ulje për të frekuentuar gjimnazet publike, 86.5 për qind. Ndërkohë, sa i përket arsimtarëve në raport gjinor, janë femrat ato që dominojnë me 78.5 për qind përballë mësuesve meshkuj. Sa i përket shkollave të larta, këtë sezon janë 6000 studentë më pak se vitin e kaluar, por ajo çka vihet re, është tendenca në rritje për të zgjedhur degë të shëndetit.

Ulja e numrit të përgjithshëm të studentëve që ndjekin arsimin e lartë është më e theksuar në fushat “Shkenca natyrore, matematikë dhe statistikë” me 17,4 % dhe “Bujqësi e  veterinari” me 16,8 %. Ulje jo shumë e theksuar vërehet në fushat e studimit “Shërbime” dhe “Inxhinieri, prodhim dhe ndërtim”.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026