28 të vdekur nga zjarri në një fabrikë këpucësh në Kinë (VIDEO)
Të paktën 28 persona humbën jetën në një zjarr në fabrikën e këpucëve “Fujian Huiteng Shoes” në qytetin kinez Jinjiang në provincën Fujian, raporton Xinhua.
Sipas një njoftimi të mëparshëm nga autoritetet kineze, zjarri shpërtheu në orën 12:04 të mëngjesit sipas kohës lokale në një fabrikë shumëkatëshe.
Rezultatet e para të hetimit tregojnë se zjarri shpërtheu në katin e parë (kati përdhes) të ndërtesës.
Flakët u përhapën me shpejtësi të lartë sepse ndërtesa përmbante sasi të mëdha materialesh, pëlhurash dhe ngjitësish lehtësisht të ndezshëm që përdoren në prodhimin e këpucëve, dhe një numër i madh punëtorësh mbetën të bllokuar në çatinë e ndërtesës.
Më herët, u njoftua se zjarri ishte shuar dhe se Presidenti kinez Xi Jinping lëshoi menjëherë “udhëzime të rëndësishme” dhe njoftoi zyrtarisht se incidenti shkaktoi “një numër të madh viktimash njerëzore”.
Ministria e Emergjencave e Kinës tha më parë se kishte dërguar një ekip pune në qytetin Jinjiang në Provincën Fujian për të koordinuar shuarjen e një zjarri të madh dhe operacionet e shpëtimit në një fabrikë këpucësh, në të cilat pati vdekje dhe të plagosur.
A fire broke out at a footwear factory in east China's Fujian Province on July 9, causing major casualties and leaving several people trapped on a building rooftop. pic.twitter.com/bKhU6C58hh
— CCTV+ (@CCTV_Plus) July 9, 2026
Gjermania rregulla të reja, operatorët e skuterëve elektrikë me qira do të mbajnë përgjegjësi për aksidentet
Zbulohen fotot, këto janë pistoletat që Erdogan u dhuroi liderëve të shteteve të NATO-s
Anijes turistike LGBTQ+ i refuzohet hyrja edhe në Egjipt disa ditë pasi Turqia e refuzoi
- 16:49 George Clooney hyn në listën e 500 njerëzve më të pasur në Francë
- 16:45 Mrekulli në SHBA, fëmija i shpallur i vdekur zbulohet gjallë pas 5 orësh në morg (FOTO)
- 16:40 Gjermania rregulla të reja, operatorët e skuterëve elektrikë me qira do të mbajnë përgjegjësi për aksidentet
- 16:26 Zbulohen fotot, këto janë pistoletat që Erdogan u dhuroi liderëve të shteteve të NATO-s
- 16:12 Anijes turistike LGBTQ+ i refuzohet hyrja edhe në Egjipt disa ditë pasi Turqia e refuzoi
- 16:03 “U ekzaltova nga turma”, lirohet 33-vjeçari i arrestuar për incidentin në Komisariatin Nr. 3