288 raste të dhunës në shkollat e Kosovës

25 Qershor 2022 | 18:19

Në pesë muajt e parë të vitit 2022 janë raportuar 288 raste të ndryshme të dhunës në shkolla, njofton Policia e Kosovës.

“Për periudhën janar – maj 2022 janë raportuar 288 raste/incidente në shkolla dhe përreth tyre në nivel vendi. Nga rastet më të shpeshta të raportuara përfshihen: ‘Lëndim i lehtë trupor’, ‘Dëmtim prone’, ‘Vjedhje’ e të tjera”, thuhet nga policia.

Përpos dhunës fizike, së fundmi një arsimtar në një shkollë në Pejë është pezulluar pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një nxënëse të klasës së shtatë. Kjo përbën shqetësim tjetër edhe për organizatat që merren me mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve.

Bukureza Surdulli nga Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë deklaroi për KosovaPress se siguria në shkolla viteve të fundit ka shënuar rënie dhe për këtë arsye ka rritje të rasteve të dhunës, madje sipas saj, ka raportime që në shkolla po ndodh edhe dhuna seksuale.

Nd­ërsa Jeton Demi nga Këshilli i Prindërve ka bërë thirrje për më shumë përgjegjësi nga akteret e përfshirë në sistemin arsimor në mënyrë që të rritet siguria në shkolla dhe rreth shkollave, derisa kanë kërkuar që të shtohet edhe numri i psikologëve në shkolla.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026