29 të vrarë, luftë në Sinaloa pas arrestimit të djalit të ‘El Chapo’
Të paktën 29 persona kanë mbetur të vrarë në shtetin meksikan të Sinaloas, si pasojë e luftimeve që shpërthyen pas arrestimit të Ovidio Guzman, djali i trafikantit të drogës “El Chapo”.
Lajmin e konfirmuan autoritetet lokale, sipas të cilave viktimat janë 19 anëtarë të bandave kriminale dhe 10 anëtarë të forcave të armatosura.
Forcat meksikane të sigurisë e arrestuan Ovidio Guzman ditën e enjte, nën akuzën e trafikut të drogës dhe drejtimit të organizatës kriminale.
Mbi të rëndonte edhe një shpërblim financiar i vendosur nga administrata amerikane, por për momentin ekstradimi i tij në Shtetet e Bashkuara duket i pamundur për shkak të hesapeve që ai ka për të larë me drejtësinë vendase.
Gjatë trazirave që pasuan, me djegie makinash, shpërthime dhe akte të tjera luftarake, u arrestuan edhe 21 persona të tjerë.
Aeroporti i Kuliakanit, kryeqytet i shtetit të Sinaloas, qëndroi i mbyllur të premten pasi ishte kthyer në vatër të dhunës.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë