3.5 mln € kompanisë së panjohur shqiptare, gazetari i BIRN hedh dyshime për skemë ryshfeti

4 Tetor 2021 | 16:56

“Energoinvest”, kompania që fitoi tenderi prej 29 milionë euro për ndërtimin e linjës së interkonjeksionit Shqipëri-Kosovë, i ka paguar një kompanie shqiptare 3.5 milionë euro tregojnë dokumentet e publikuara nga “Pandora Papers”.

Gjergj Erebara, gazetar i BIRN thotë se bëhet fjalë për një tender të 2011 të Operatorit të Sistemit të Transmetimit për ndërtimin e pjesës shqiptare të interkonjeksionit.

Gazetari Erebara shprehet se nga 29 milionë euro, kompania fituese ka paguar 3.5 milionë euro “një kompani e panjohur shqiptare me regjistër në Emiratet e Bashkuar Arabe”.

Sipas tij ka dyshime për skemë korruptive dhe paratë mund t’i këtë marrë një person që ka pasur ndikim në përcaktimin e fituesit në tender.

“Se për çfarë arsye është bërë kjo nuk dihet. Kompania nuk flet, nuk shpjegon se çfarë konsulence ka dhënë. Zakonisht këto janë skema të pagimit të ryshfeteve”, deklaron gazetari i BIRN.

Z. Erebara tregon se pagesat për firmën e panjohur shqiptare janë bërë në periudhën 2013-2019 ku janë përfshirë qeveria “Berisha” dhe qeveria “Rama”.

“Janë bërë shumë pagesa, më e madhja ka qenë 1.5 milionë euro më pas kanë qenë 27 pagesa të bërë në Lihtenshtejn. Transferta më e madhe është bërë më 26 prill 2013”, tha ai.

Sipas gazetarit të BIRN dokumentet kanë zbuluar disa sekrete por nuk mund të thuhet se ku kanë përfunduar këto para.

LEXONI GJITHASHTU:

SPAK nis verifikimet për politikanin shqiptar tek ‘Pandora Papers’, mëson Euronews Albania

‘Pandora’ u hap, po tani? BIRN: Kontraktori i OST-së, miliona euro për kompaninë ‘offshore’

330 zyrtarë nga gjithë bota kanë fshehur pasurinë në parajsat fiskale, në listë edhe një politikan shqiptar

Rrjedhja më e madhe e të dhënave offshore, çfarë është ‘Pandora Papers’

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026