3 ditë zie kombëtare në RMV pas tragjedisë në spitalin e Tetovës

9 Shtator 2021 | 11:04

Qeveria në Maqedoninë e Veriut shpalli tre ditë zie kombëtare pas tragjedisë në spitalin e Tetovës ku humbën jetën 14 persona.

Mbrëmjen e të mërkurës flakët përfshinë spitalin e lëvizshëm COVID-19 në Tetovë. Brenda ndodheshin të shtruar 24 pacientë, familjarë që kujdeseshin për ta dhe 8 persona nga stafi mjekësor.

Të gjithë personat janë nxjerrë nga forcat zjarrfikëse. Deri më tani autoritetet kanë identifikuar 14 prej tyre që humbën jetën prej plagëve të marra, ndërsa pjesa tjetër po trajtohet në spital.

Spitali ambulant i Tetovës u hap pas muajit prill si strukturë plotësuese për Spitalin Klinik, në mbështetje të pacientëve të infektuar me COVID-19.

 

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka aprovuar ankesat e paraqitura nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Instituti i Kosovës për Drejtësi kundër Lëvizja...
16:11 | 03/06/2026