3 ish-presidentët e Shqipërisë në Hagë, Pacolli tregon pse nuk ftoi Vjosa Osmanin
Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli thotë se nuk i është dërguar një ftesë kryetares aktuale të shtetit, Vjosa Osmani për një vizitë në Hagë të ish-krerëve të UÇK-së.
Në një intervistë për “Euronews Albania”, Bacolli u shpreh se e dinte që Osmani do e refuzonte një vizitë të tillë.
“Në Kosovë kemi ftuar edhe ish-presidentin Fatmir Sejdiu, ish-presidenten Jahjaga, të cilët për arsyet e tyre nuk i janë përgjigjur kësja ftese. Ka mbetur që vizitën ta bëj unë me ish-presidentët dhe ish-kryeministrin e Shqipërisë. Jo, ajo nuk ka pasur ftesë për arsye se ne e kemi ditur se një vizitë e tillë do të refuzohej nga zonja presidente Osmani”, theksoi ai.
Më 29 shtator, 3 ish-presidentët e Shqipërisë dhe ish-kryeministri Pandeli Majko do të vizitojnë ish-krerët e UÇK-së në Hagë. Iniciativa është ndërmarrë nga ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, i cili do të jetë pjesë e kësaj vizite.
Qëllimi i kësaj vizite është solidarizimi me ish-krerët e UÇK-së që janë të paraburgosur në Hagë dhe mbështetja e kauzës dhe luftës së drejtë të Kosovës për liri dhe pavarësi kundër Serbisë.
Më herët në Hagë ka qenë kryeministri Rama dhe kryetari i kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.
LEXONI GJITHASHTU
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta