3 kërkesat, sindikalistët protestojnë në Kosovë
Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës zhvilloi protestë në Prishtinë.
Miratimi i Ligjit të pagave, zbatimi i Ligjit për sigurime shëndetësore dhe ndryshimi i Ligjit për skemat e pensioneve janë tri kërkesat e tyre drejtuar Qeverisë së Kosovës.
Kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, Atdhe Hykolli tha se çmimet kanë kapur majat, ndërsa pagat nuk kanë ndryshuar.
Ata paralajmërojnë grevë në të gjithë sektorët nëse kërkesat e tyre nuk plotësohen.
“Pas kësaj proteste do t’i dërgojmë shkresa qeverisë, mirëpo më nuk do të rrimë vetëm me shkresa por do të bëjmë presione sindikale, por edhe greva. Pra, ky do të jetë muaj i negociatave por edhe protestave e grevave”, u shpreh Atdhe Hykolli, kryetar i BSPK-së
Megjithatë, zoti Hykolli pret që qeveria do t’i marrë parasysh kërkesat e tyre.
“Unë besoj se Qeveria e Kosovës e ka marrë porosinë nga ne dhe besoj që qysh në këto ditë do të kemi takime dhe do të dialogojmë sepse Qeveria është partneri ynë social”, tha më tej ai.
Sipas Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, protestuesit do të kërkojnë që deri në zbatimin e Ligjit të pagave, të ketë rritje të pagave për 100 euro për punëtorët e sektorit publik.
Në Kosovë në muajt e parë të vitit 2022 janë rritur çmimet e konsumit, duke bërë që inflacioni në muajin shkurt të arrinte në 7.5 për qind.
LEXONI GJITHASHTU:
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta