3 persona dyshohet se kryen atentatin me 2 viktima në Elbasan
3 persona dyshohet se kanë kryer atentatin e djeshëm në Bradashesh të Elbasanit, ku mbetën e të vrarë Lulzim Bitri dhe Ardian Çollaku.
Euronews Albania mëson se viktima kanë qenë në survejim nga autorët prej ditësh deri në momentin e ekzekutimit.
Hetuesit dyshojnë se dy ngjarje të ndodhura më herët në qytetin e Elbasanit, kanë sjellë ekzekutimin e Lulzim Bitrit dhe Ardian Çollakut.
Për Lulzim Bitrin, krahas lidhjeve të afërta me Talo Çelen, po hetohet dhe mundësia e një hakmarrje, pasi i vëllai i tij ka dyshime se ka qenë vëzhgues në vrasjet e Endrit Alibejt, Arben Dylgjerit dhe një shtetasi turk.
Sakaq për Ardian Çollakun dyshimet lidhen me përfshirjen e tij si person në dijeni për vrasjen e Everest Cakës në 11 maj të 2021.
Pavarësisht dëshmive të shumta të marra nga grupi hetimor deri në këtë fazë hetuesit ende nuk kanë përcaktuar nëse të dy viktimat kanë qene objektiv apo vetëm një prej tyre.
Për ketë ngjarje shpresa e hetuesve janë dhe kamerat e sigurisë, pasi e gjithë ngjarja është zhvilluar në një zonë të monitoruar.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta