3 persona kanë vdekur në Kosovë dhe janë regjistruar 140 raste të reja me coronavirus.
Rastet pozitive dolën pas testimit të 2,060 mostrave.
Autoritetet shëndetësore kanë njoftuar edhe se 370 persona janë shëruar derisa 2,763 persona janë ende aktivë në koronavirus.
Kosova ka nisur fushatën e vaksinimit kundër koronavirusit në mars të vitit të kaluar.
Prej atëherë janë dhënë mbi 1.8 milion doza të vaksinës.
Deri më tani, me dy doza të vaksinës janë imunizuar 815,155 persona apo 45 për qind e popullsisë.
Doza përforcuese e vaksinës mund të merret pas tre muajve të marrjes së dozës së dytë.