3 vdekje dhe 82 raste të reja me COVID-19, shkon në 69 totali i viktimave në Shqipëri

2 Korrik 2020 | 08:54

Ministria e Shëndetësisë raportoi të enjten për vdekjen e 3 pacientëve të tjerë me COVID-19 në Spitalin Infektiv dhe diagnostikimin e 82 rasteve të reja. 

Në një konferencë për shtyp nga ministria, doktoreshë Rovena Daja tha se viktimat ishin të moshave 60-65 vjeç nga Tirana dhe Elbasani, çka e çon në 69 totalin zyrtar të vdekjeve nga pandemia në Shqipëri.

Pas 368 testimesh në 24 orët e fundit, rezultuan të infektuar edhe 82 persona të tjerë, çka e çon totali ne të prekurve me COVID-19 në 2,662 persona.

Rastet e reja janë kryesisht në Tiranë (30), Shkodër (6), Kavajë (6), Fushë-Arrëz (6) dhe Vlorë (5).

Kjo është hera e dytë që arrihet një numër kaq i madh rastesh ditore. Gjithashtu 82 raste ishin diagnostikuar edhe më 16 qershor.

Po kështu 3 viktima u raportuan edhe të mërkurën, ndërkohë që prej muajit qershor kanë vdekur 36 persona, 3 më shumë se periudha mars-maj e pandemisë, një rritje me 52 për qind e rasteve të vdekjeve. 

Së fundmi u deklaruan “të shëruar” 43 persona të tjerë duke e çuar totalin e atyre që e kanë mposhtur virusin në 1,559.

Aktualisht në spitale janë shtruar 78 persona, 9 prej tyre në terapi intensive, ndërsa 2 janë në gjendje të rëndë me frymëmarrje të drejtuar.

Prej muajit mars autoritetet kanë kryer 27,671 teste, prej nga ku janë diagnostikuar 2,662 persona me COVID-19, prej të cilëve 1,559 janë shëruar, 69 kanë vdekur dhe 1,034 mbeten mbartës.

Shpërndarja gjeografike e “rasteve aktive”: Tiranë 387, Durrës 203, Shkodër 152, Vlorë 110, Fier 51, Lezhë 45, Korçë 28, Kukës 19, Elbasan 16, Berat 8, Dibër 8, Gjirokastër 7.

 

Lexoni gjithashtu:

Rakacolli: Shifrat e deritanishme të kontrollueshme, vetëm 20 për qind e kapaciteteve spitalore janë zënë

Mbyllja e kufijve për Shqipërinë, Pipero: U ndëshkuam se dhamë shifra të sakta. Mund ta vëmë virusin nën kontroll për një javë

Javë dramatike, bilanci rajonal i COVID-19 rëndohet me mbi 100 vdekje dhe rreth 4700 të infektuar

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026