3 viktima, 449 të infektuar me COVID-19 në Shqipëri

15 Shkurt 2022 | 18:20

Nga 2.789 testime në 24 orë, 449 persona kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 në Shqipëri. 3 qytetarë humbën jetën duke e çuar numrin e viktimave që prej fillimit të pandemisë në 3.423.

Në total janë shëruar 257.975qytetarë, nga ku 884 janë shëruar në 24 orët e fundit.

Aktualisht në gjithë vendin janë 7.542 pacientë aktivë. 105 janë shtruar në spital. 15 prej tyre janë në gjendje më të rënduar.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë thirrje për vaksinim për çdo qytetar mbi 16 vjeç. Për fëmijët që kanë probleme shëndetësore dhe rekomandim nga mjeku, vaksina mund të bëhet që 12 vjeç.

Për ata persona që kanë kaluar 6 muaj nga injektimi me dozën e dytë, ministria bën thirrje për dozën e tretë.

“Vendosja e maskës është e detyrueshme në çdo ambient të mbyllur. Shmangni grumbullimet dhe ajrosni ambientet ku qëndroni, për të kufizuar përhapjen e COVID-19,” – shkruhej në njoftim.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026