30 ditët e ‘Kurtit’, sfidat e qeverisë nga pandemia te dialogu me Serbinë
Katër javë pas formimit të qeverisë së Kosovës, sfidat që kanë trokitur në zyrën e kryeministrit Albin Kurtin nuk kanë qenë të pakta. Ndonëse u duk një fillim i mbarë për Kurtin, duke arritur që të sigurojë numrat në Kuvend për zgjedhjen e Vjosa Osmanit si presidente e Kosovës, presioni i partive politike opozitare sa vjen e rritet për çdo çështje që duhet të kalojë nga vendimet e qeverisë.
Pandemia, vaksinat, forcimi i ekonomisë, janë pikat ku qeveria Kurti është përqendruar maksimalisht dhe po aq edhe opozita parlamentare.
Ndërkohë që në filtrin e kundërshtarëve politikë kalon edhe çdo deklaratë që Kurti bën për dialogun me Serbinë apo politikën e jashtme.
E megjithatë, në këto katër javë, një akuzë e përbashkët nga të gjitha subjektet opozitare në Kosovë ishte edhe tërheqja e Kurtit nga problemet e brendshme dhe përqendrimi i tij në fushatën elektorale në Shqipëri, ku Vetëvendosja po garon, duke shënuar edhe një tjetër sfidë për t’u përballur nga qeveria e tij.
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta