30% e krimeve nga të rinjtë, sociologët bëjnë përgjegjës familjen, shkollën dhe shtetin
Vrasja e nënkomisarit Saimir Hoxha nga 21-vjeçari, Aldi Rama nxorri dhe njëherë në pah përfshirjen e të rinjve në ngjarje kriminale. Ky shqetësim është evidentuar edhe nga ana e policisë së shtetit. Referuar statistikave të uniformave blu, në 5 vitet e fundit rezulton se në 30% të ngjarjeve të rënda kriminale të regjistruara në vend janë të implikuar të rinjtë nga mosha 17 deri në 25 vjeç.
Sociologu, Gëzim Tushe thotë se përfshirja e të rinjve në krime lidhet me formimin qytetar të tyre.
‘Sociologët thonë se nëse do të izolonim të rinjtë, 95% e krimit do të ulej. Kjo mund të jetë metaforë, por në të vërtetë edhe në shoqërinë shqiptare pjesa më e madhe e krimeve kryhet nga të rinjtë. Ka një problem shumë të madh që ka të bëjë me formimin e tyre, domethënë me qëndrimin qytetar, njerëz që dinë të vënë arsyen para instinkteve’, shprehet sociologu Tushe.
Për të luftuar këtë fenomen, sociologu shprehet se duhet punuar në forcimin e 3 institucioneve, që sipas tij janë luajnë rol në disiplinimin e të rinjve.
‘Është familja e cila po pëson të çara shumë të mëdha, ulje e cilësisë së prindërimit. Është shkolla, e cila ka një përgjegjësi të madhe në kultivimin e cilësive humane të njeriut për ta bërë një qenie sociale. Dhe e treta është shteti; ato do merren me krimin, por policia nuk mund të zëvendësojë familjen, shkollën’, thotë Tushe.
Krahas ngjarjeve kriminale, përfshirja e të rinjve vihet re dhe në krimet e lehta, si plagosjet me armë të ftohta apo sende të forta. Edhe në këtë kategori përfshirja e të rinjve është tepër e lartë, ku në 5 vitet e fundit rezulton se në 70% të këtyre krimeve janë të implikuar të persona nga mosha 17-25 vjeç.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta