“30 qershori”, palët duhet të dorëzojnë në “Kushtetuese” pyetjet që kanë për Komisionin e Venecias
Deri në orën 18:00 të ditës së sotme, palët e përfshira në procesin për ligjshmërinë e zgjedhjeve të 30 qershorit duhet të dorëzojnë në Gjykatën Kushtetuese pyetjet që kanë për Komisionin e Venecias.
Gjykata Kushtetuese vendosi të kërkojë opinionin e Venecias, pas një seancë maratone prej 9 orësh, ku u debatua dhe u paraqitën argumentet e palëve për këtë çështje.
Ky vendim ka hapur mjaft debat, pasi ka qëndrime se Venecia i ka dhënë përgjigje kësaj situate me opinionin që dha për kërkesën e mazhorancës për shkarkimin e presidentit Meta, në lidhje me dekretin e tij për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit.
Por, avokati Jordan Daci, përfaqësues i Shoqatës së Bashkive ka deklaruar se ai opinion nuk i ka dhënë zgjidhje kësaj çështjeje.
Ai thekson se më shumë rëndësi ka pluralizmi dhe legjitimiteti, se sa zhvillimi në kohën e duhur i zgjedhjeve.
Gjykata Kushtetuese e pezulloi çështjen mbi ligjshmërinë e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit 2019, deri në mbërritjen e opinionit të Venecias.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta