’30 vjet pa vënë dorë’, banorët në Vlorë kërkojnë asfaltimin e rrugës
Një segment rrugor i shkatërruar në një prej lagjeve të qytetit të Vlorës, ka bërë bashkë disa banorë të zonës.
Ata lajmëruan njëri-tjetrin përmes një njoftimi të ngjitur në shtyllat e tensionit.
Të genjyer prej disa vitesh nga premtimet gjatë kohës së fushatave zgjedhore, irritimi i tyre duket legjitim.
“Shqetësimi më i madh është se këtu vijnë kandidatë për deputetë e për kryetar bashkie, të gjithë premtojnë mos kini merak, rruga do bëhet. Kemi vajtur në rajon , na kanë premtuar që do ta fusin në buxhet, por deri tani nuk kemi asgjë. Vetëm gënjeshtra”, tha një banor.
“Jam banore kam rreth 30 vjet. Nuk kërkojmë asgjë nga bashkia, kanalizimet i kemi, ujë e drita kemi, kërkojmë vetëm rrugën. Këtu kalojnë moshatarë, kalojnë fëmijë që shkojnë në shkollë dhe rruga ka vetëm pluhur dhe baltë”, theksoi një banore.
Segmenti i gjatë rreth 2 km, nis nga zona e Bishtit të Kalldrëmit deri në brendësi të lagjes “10 korriku”. Në këtë zonë, banojnë afro 160 familje të vjetra vlonjate.
LEXONI GJITHASHTU
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta