31% e grave në Shqipëri iu mohohet e drejta për të vendosur mbi trupin e tyre, thotë studimi i UNFPA

15 Prill 2021 | 18:40

Pothuaj gjysmës së grave në 57 vende iu mohohet e drejta për të vendosur nëse do të kryejnë marrëdhënie seksuale me partnerët e tyre, nëse do të përdorin kontraceptivë apo nëse do të kërkojnë kujdes shëndetësor, deklaron raporti i UNFPA 2021 raportin më të fundit “Është trupi im”.

Raporti, i cili përqendrohet në autonominë e trupit: fuqinë dhe mundësinë për të bërë zgjedhjet e tua për trupin tënd, pa frikën se dhunohesh apo se do e marrin të tjerët këtë vendim për ty dokumenton “se 31 për qind e grave në Shqipëri nuk janë ende tërësisht të fuqizuara për të marrë vendimet e tyre për kujdes shëndetësor, përdorim kontraceptivësh apo mundësi për t’i thënë “po” ose ‘jo’ marrëdhënieve seksuale”.

“Fakti që pothuaj gjysma e grave ende nuk mund të marrin vendimet e tyre nëse do të kryejnë marrëdhënie seksuale apo jo, nëse mund të përdorin kontraceptivë apo jo, apo nëse mund të kërkojnë kujdes shëndetësor, duhet të na zemërojë”, tha drejtoresha ekzekutive e UNFPA, dr. Natalia Kanem.

Zgjidhjet e vërteta, sipas raportit, duhet të marrin parasysh nevojat dhe eksperiencat e atyre që janë prekur.

“Autonomia e trupit është një themel për të gëzuar të gjitha të drejtat e njeriut, përfshirë të drejtën për shëndet dhe të drejtën për të jetuar pa dhunë”, tha Alanna Armitage, Drejtoreshë Rajonale e UNFPA për Evropën Lindore dhe Azinë Qendrore.

– Një grua që ka kontroll mbi trupin e saj ka gjasa të jetë më e fuqizuar në fusha të tjera të jetës. Ajo fiton jo vetëm autonomi, por edhe shëndet dhe arsim, të ardhura dhe siguri. Ajo ka më shumë mundësi të përparojë, si rrjedhim edhe familja e saj”, shtoi ajo.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026