31 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit
Numri i rasteve të reja me COVID-19 në vendin tonë vijon të jetë i lartë në krahasim me shifrat e muajve të fundit. Gjatë 24 orëve të fundit janë identifikuar 31 raste pozitive me virusin, ndërsa nuk është shënuar asnjë humbje jete.
Rastet e reja kanë rezultuar nga 2377 testime që janë kryer.
Në 24 orëve të fundit janë shëruar 9 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,118 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht janë 254 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin, 6 prej të cilëve po trajtohen në Spitalin Infektiv.
Sot, ministrja e Shëndetësisë njoftoi se të hënën pritet të mbërrijnë 44 mijë doza të vaksinës Pfizer, ndërsa u kërkoi qytetarëve që të vaksinohen, pasi ekziston rreziku i prezencës së variantit Delta të virusit, në vendin tonë.
Statistika (23 Korrik 2021)
Raste të reja ditore 31
Të shëruar në 24 orë 9
Të shtruar në spitale 6
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 2377
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 99
Vlorë 25
Elbasan 24
Durrës 23
Kukës 21
Lezhë 16
Shkodër 14
Fier 14
Berat 11
Korçë 6
Gjirokastër 1
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta