35 projektligje që nuk u miratuan, nismat që presin kuvendin e ri, mes tyre edhe amnistia fiskale

14 Korrik 2021 | 14:43

35 projektligje që nuk janë shqyrtuar përgjatë viteve 2017-2021 priten të diskutohen në sesionin e ri parlamentar në shtator.

Një pjesë e tyre janë nisma të deputetëve, përfshirë edhe ata ligjvënës që nuk do të jenë në parlamentin e ri, ndërsa pjesa tjetër janë nisma të qeverisë.

Një prej nismave që është kritikuar dhe ka mbetur ende në kuvend është projektligji për amnistinë fiskale.

“Do të votohet këtu me 84 vota, që nuk do të ketë shans që të vijë njeri e ta kthejë mbrapsht për arsye politike,” – deklaroi Rama në mars të vitit 2020.

Ndryshimet ligjore janë depozituar në Kuvend më 9 korrik 2020 dhe parashikojnë amnistinë për pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme të padeklaruara nga individët dhe bizneset.

Po ashtu, parashikohet qe amnistia të zgjasë një vit nga miratimi i saj në parlament dhe përcakton se nëse vetëdeklarimi bëhet në muajt e parë, taksimi mbi vlerën e pasurisë do të jetë 5%.

Për shkak të kritikave që pati, nisma është diskutuar vetëm në parim në komisionin e ekonomisë dhe nuk u miratua në sesionin parlamentar që lamë pas, por as nuk është tërhequr nga kuvendi, ndaj dhe pritet të jetë një nga projektligjet që do të diskutohen në sesionin e ri.

Një tjetër projektligj që nuk mori dritën e gjelbër është edhe paketa antishpifje.

Nisma e sjellë asokohe nga qeveria u kritikua nga mediat dhe institucione ndërkombëtare për shkak të kontrollit që do të kishte AMA mbi mediat online, ndaj qeveria u tërhoq përkohësisht.

Pjesë e agjendës së Kuvendit do jetë edhe projektligji i propozuar nga deputetja Fatjona Dhimitri për krijimin e një regjistri kombëtar me personat e dënuar për krime seksuale si dhe projektligji për referendumet në Shqipëri, propozuar nga deputetja Rudina Hajdari në korrik të vitit 2020.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026