37 të infektuar të tjerë me COVID-19 në Shqipëri, asnjë humbje jete
Ministria e Shëndetësisë njoftoi sot se 37 persona rezultuan të infektuar me COVID-19 pas 4,593 testimesh të kryera (pozitiviteti 0.08%) ndërsa sërish nuk u raportuan humbje jete nga pacientët e shtruar në spitale.
Në raport ministria saktësoi se janë 374 persona të konfirmuar me teste si mbartës të virusit, prej të cilëve 20 prej tyre (5.3% e të infektuarve) janë shtruar në Spitalin Infektiv.
Autoritetet nuk specifikuan nëse ndokush prej pacientëve është në terapi intensive.
Shumica e personave të infektuar janë nga qarku i Tiranës (137), ndërsa të tjerët nga Elbasani (55), Kukësi (33), Lezha (32) apo Vlora (28).
Nga ministria e Shëndetësisë kanë konfirmuar për Euronews Albania se në Shqipëri po qarkullon prej rreth dy muajsh varianti “Delta” i COVID-19, i cili është më ngjitës.
Për këtë ministria dhe ekspertët e shëndetësisë kanë apeluar që qytetarët të vaksinohen sa më parë.
Ekspertët thonë se të pavaksinuarit kanë rrezik më të lartë për t’u infektuar dhe vuajtur pasoja nga virusi.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta