4 të plagosur nga shpërthimi i bombolës së gazit, Euronews Albania zbardh ekspertizën paraprake

4 Korrik 2021 | 14:55

Euronews Albania ka mësuar se katër të lënduarit nga shpërthimi i bombolës së gazit në Velipojë, ishin kthyer dje nga Italia dhe ishin akomoduar në hotelin e tyre.

Sipas informacioneve, pjesëtarët e familjes kanë qenë duke pastruar ambientet e hotelit, ndërsa shpërthimi ka ndodhur kur Alketa Gjoka e plagosur nga shpërthimi po bënte kafe.

Nga ekspertiza rezulton të kemi të bëjmë me një aksident nga pakujdesia njerëzore pasi ka dyshime se dhomën ku qëndronin gjashtë bombola nga 3-6 kilogramë, njëra prej tyre ka qenë e hapur dhe ka lëshuar gaz gjatë gjithë natës. Kjo është dhe arsyeja se përse ekspertët dyshojnë se shpërthimi ka ndodhur për shkak të mbushjes së dhomës me gaz.

Përfundimi i përcjellë në relacionin e ngjarjes provohet dhe nga gjenda e bombolave pas shpërthimit, që pas këqyrjes kanë qenë të padëmtuara por të mbuluara me pluhur si pasojë e shpërthimit.

Të dielën, katër pjesëtarë të një familjeje u plagosën rëndë pas shpërthimit të një bombole gazi, ku nëna 40 vjeçe dhe 3 fëmijët e saj të moshave 19, 15 dhe 11 vjeç kanë marrë plagë të rënda dhe janë transportuar me helikopter drejt spitalit të djegie plastikës në Tiranë.

 

LEXONI GJITHASHTU: 

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026