4 të vrarë e 2 të plagosur pas një përplasje me armë në Velipojë
Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në Pulaj Plazh të Velipojës, gjatë një sherri me armë zjarri janë vrarë 4 persona, si dhe janë plagosur 2 të tjerë.
Gazetari i Euronews Albania, Teodor Gjerga raporton se bëhet fjalë për një konflikt mes familjes Ferracaku dhe Gocaj, ku si pasojë kanë humbur jetën: Kujtim Ferracaku, Xhovani Gocaj, Edmond Gocaj dhe Myzerim Zeneli.
Ky i fundit, vetëm 20-vjeç, ishte punonjës i shezlongëve.
Ndërkohë, të plagosur kanë ngelur Hasan Ferracaku, i cili është vëllai i Kujtim Ferracakut dhe Elmilind Dyli.
Në vendngjarje ndodhet edhe drejtori i Policisë së Shkodrës, Niko Brahimi, i cili ka deklaruar se ngjarja e rëndë ka ndodhur për motive të dobëta dhe shkak i konfliktit dyshohet të jetë ndarja e brezit ranor për vendosjen e shezlongëve.
Në vendngjarje policia ka sekuestruar një armë zjarri tip pistoletë, që dyshohet se mund jetë përdorur gjatë sherrit.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e dokumentimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të kësaj ngjarjeje.
Po kështu, janë sekuestruar edhe kamerat e sigurisë së zonës, të cilat mund të kenë filmuar edhe përplasjen me armë zjarri.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta