40 mln euro për monumentet e kulturës, Margariti: Do të shkohet përtej rikuperimit, përmes shtimit të shërbimeve
Pesëdhjetë e tre muzeume, monumente kulturore si dhe objekte kulturore, janë klasifikuar me rrezik të lartë apo të mesëm që pas tërmetit të 26 nëntorit. Për rimëkëmbjen e kësaj trashëgimie ditën e martë, ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca deklaroi se do të jepen 40 milionë euro.
Ministrja e Kulturës, Elva Margariti tha për Euronews Albania se synimi i këtyre projekteve është të shkohet përtej rikuperimit të dëmeve, përmes shtimit të shërbimeve dhe gjallërimit të aseteve të monumenteve të kulturës.
Znj. Maragariti theksoi se një nga simbolet e kësaj rimëkëmbjeje është Muzeu Arkeologjik i Durrësi, i cili është menduar të rijetësohet duke u folur me gjuhën e teknologjisë fëmijëve dhe të rinjve.
“Projekti që do t’i kthejë fytyrën Durrësit është amfiteatri i cili u dëmtua gjatë tërmetit. Që ndërhyrja të mos jetë rastësore, po ecim edhe me një plan si zonat e rindërtimit. Kemi zonën tonë arkeologjike në Durrës, që ka karakteristikat e saj dhe përgjigje nga ndaj tërmetit ndryshe nga zonat e tjera.
Muzeu Arkeologjik është një nga simbolet e kësaj rimëkëmbjeje, sepse është dëmtuar, por paraqet edhe shumë hapësira boshe që mund të mbushen me teknologjinë, të plotësojmë narrativën e historikut të Durrësit dhe mbi të gjitha për të folur me gjuhën e teknologjisë, t’u flasim fëmijëve.
E shohim qasjen ndaj të rinjve jo vetëm për pjesëmarrjen e tyre si turistë, por mbi të gjitha me pjesëmarrjen e tyre në procese restaurimi mund të kthehen si në shkollë kantiere, të cilat mund të jenë më pas për ta edhe një mundësi e mirë profesionale për të vazhduar dhe për të qenë të punësuar në sektorin e kulturës”, tha ministrja e Kulturës.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta