40,000 njerëz evakuohen në Kaliforni, shkak rrjedhja e kimikateve
Autoritetet në qarkun Orange të Kalifornisë kanë urdhëruar evakuimin e 40,000 njerëzve për shkak të shqetësimeve për një rrjedhje kimike që kërcënonte të derdhej ose të shpërthente.
Problemi lindi të enjten në një strukturë në pronësi të GKN Aerospace në qytetin Garden Grove, ku një rezervuar që mbante metakrilat metili filloi të çlironte gazra. Kimikati, i cili është shumë i ndezshëm , përdoret për të prodhuar rrëshira dhe plastika.
“Autoritetet lokale fillimisht iu përgjigjën incidentit me një ekip për materiet e rrezikshme të enjten, duke urdhëruar banorët vendas të evakuoheshin. Ata e hoqën urdhrin më vonë atë ditë, por problemi u përkeqësua për shkak të dëmtimit të një valvule në rezervuar që krijoi sfida shtesë operacionale, duke penguar zbutjen e plotë”, shkruan autoritetet e Garden Grove në një urdhër evakuimi.
Deri të premten, urdhrat e rinj të evakuimit ishin zgjeruar për banorët në gjashtë qytete.
“Kemi një tank që është në krizë aktive”, u tha gazetarëve në një konferencë për shtyp shefi i divizionit të autoritetit të zjarrfikësve të qarkut Orange, Craig Covey.
Ekipet kanë krijuar barriera mbrojtëse me thasë rëre në rast se ka ndonjë derdhje kimike nga rezervuari, për të parandaluar që kimikati toksik të hyjë në kanalet e stuhive ose të arrijë në përrenj ose në oqeanin aty pranë.
Shefi i policisë së Garden Grove, Amir El-Farra, tha se rreth 15% e atyre që përballen me urdhra evakuimi po refuzonin të largoheshin. Qyteti ka krijuar të paktën dy strehimore për të evakuuarit.
Garden Grove është rreth 61 km në jug të qendrës së Los Angeles dhe më pak se një milje nga dy parqet tematike të Disneyland, të cilat nuk ishin nën urdhra evakuimi të premten.
Urdhrat e evakuimit mbulojnë banorët e pesë qyteteve të tjera të Qarkut Orange – Cypress, Stanton, Anaheim, Buena Park dhe Westminster.
Çmimet e naftës bien në nivelin më të ulët në tre muaj për shkak të përparimit të negociatave me Iranin
Irani mohon deklaratat e JD Vance për inspektorët ndërkombëtarë në impiantet bërthamore
Sekretari amerikan i Shtetit: SHBA do të negociojë drejtpërdrejt me Libanin, jo përmes Izraelit
- 21:36 Çmimet e naftës bien në nivelin më të ulët në tre muaj për shkak të përparimit të negociatave me Iranin
- 21:26 Ronaldo shkëlqen me dopietë dhe hyn në historinë e Botërorëve, Portugalia mund 5-0 Uzbekistanin
- 20:53 “Dje ‘Komandant’ me pagesë, po sot shërbëtor me çfarë”? Rama reagon sërish për Dritan Goxhajn
- 20:51 Festivali Kombëtar i Sazeve rikthen tingujt e traditës në Kolonjë
- 20:48 Rezervimet për verën, më të ulëta se vitet e kaluara
- 20:44 Dega e LDK-së në Pejë kërkon dorëheqjen e Abdixhikut