41% më shumë raste të kërcënimit ndaj mediave në 2021, tregon raporti
Një raport i ri i publikuar nga 15 organizata për lirinë e medias, partnere të platformës së Këshillit të Evropës për mbrojtjen dhe sigurinë e gazetarëve tregon se numri i të dhënave për kërcënime serioze ndaj lirisë së shtypit në vendet anëtare u rrit vitin e kaluar me 41 për qind, duke shkuar nga 200 raste në 2020-n në 282 në 2021-shin.
Duke shprehur shqetësimin e saj për konstatimet e raportit, sekretarja e përgjithshme e Këshillit të Evropës, Marija Pejčinović Burić dënoi sulmet ndaj gazetarëve. Ajo vuri në dukje shënjestrimin e reporterëve nga ushtria ruse gjatë agresionit në Ukrainë, që ka çuar në vdekjen e shumë prej tyre.
Burić gjithashtu u kujtoi qeverive të ndryshme përgjegjësinë e tyre në mbrojtjen e përfaqësuesve të medias, përfshirë në kohë lufte.
Sekretarja e përgjithshme vlerësoi më tej punën e gazetarëve që po raportojnë në terren për luftën në Ukrainë, shpesh herë duke vënë jetën në rrezik, në mënyrë që të informojnë publikun me informacion të dorës së parë mbi konfliktin e armatosur dhe pasojat dramatike të tij.
Në raport shprehet shqetësim i veçantë për rritjen e rasteve të frikësimit, abuzimeve me paditë gjyqësore për t’i mbyllur gojën mediave dhe ligjeve të rrepta që miratohen nën pretekstin e luftimit të të ashtuquajturave “lajme të rreme”.
Shqetësime ka edhe sa i takon kapjes së mediave nga qeveritë në vende të ndryshme dhe konsolidimit të mediave miqësore me qeverinë, pa harruar kërcënimet në adresë të gazetarëve që vijnë nga krimi i organizuar dhe nga mbikëqyrja e tyre elektronike.
LEXONI GJITHASHTU:
Evropa paralajmërohet për një gusht më të nxehtë se normalja, çfarë po i nxit temperaturat përvëluese?
Spanja dhe Franca përgatiten për valë të reja të të nxehtit, teksa zjarret mbeten ende jashtë kontrollit
Trump të martën do të presë Zelenskyyn dhe Netanyahun në Shtëpinë e Bardhë, do të zhvillojë takime të ndara
- 11:22 Zinedine Zidane merr drejtimin e kombëtares së Francës
- 10:59 Procesi gjyqësor ndaj Laert Haxhiut, dëshmon në GJKKO Xhuliano Xhaferraj: Ja çfarë më tha i ati i Laertit pas ngjarjes
- 10:48 Tentativa për vjedhje llogarish në WhatsApp, Policia apel qytetarëve: Mos klikoni në linke të dyshimta
- 10:24 Aksidenti i 4 korrikut në Lezhë, ndërron jetë në Spitalin e Traumës 71-vjeçari
- 10:21 Aksident me tre automjete pranë rrethrrotullimit të Bradasheshit, bllokohet qarkullimi në hyrje të Elbasanit (VIDEO)
- 10:16 104 vjet miqësi SHBA-Shqipëri, Ambasada Amerikane në Tiranë: Një lidhje që historia nuk mundi ta prishte