41 mijë viktima nga tërmeti, autoritetet turke: Katastrofa më madhe në 100 vite

15 Shkurt 2023 | 16:22

iNumri i viktimave nga tërmeti në Turqi dhe në Siri ka arritur ditën e sotme në 41 mijë. Autoritetet turke thanë se më shumë se 35 mijë viktima janë identifikuar në zonat që u goditën një javë më parë. Ndërsa 6 mijë viktima të tjera janë regjistruar në Siri.

Kërkimet vijojnë ende për të mbijetuar, megjithëse shpresa mbeten të pakta. Qeveria e Turqisë e cilësoi tërmetin si katastrofën që ka shkaktuar numrin më të madh të viktimave në 100 vitet e fundit.

Një tërmet i fuqishëm goditi Turqinë Jugore dhe Sirinë veriore mëngjesin e 6 shkurtit.

Epiqendra e tërmetit 7,8 ballë i shkallës Rihter ishte rreth 26 kilometra nga qyteti Nurdagi dhe rreth 33 kilometra larg qytetit Gaziantep.

Ai u pasua nga disa pasgoditje, njëra prej të cilave 7,5 ballë e shkallës Rihter.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

17 anije tregtare kaluan të martën në Ngushticën e Hormuzit

Një total prej 17 anijesh tregtare kaluan tranzit në Ngushticën e Hormuzit të martën, me vetëm 10 prej tyre që niseshin nga Gjiri Persik, sipas...
09:09 | 15/07/2026

Piloti që shpëtoi 155 jetë dhe bëri histori në Hudson, diagnostikohet me Alzheimer

Piloti heroik që arriti të ulte në mënyrë të sigurt një Airbus me të paktën 150 pasagjerë në bord, i cili kishte humbur të dy...
09:01 | 15/07/2026

Trump paralajmëron sërish Iranin: Nuk do të mbetet asgjë nëse nuk arrihet një marrëveshje

Presidenti amerikan, Donald Trump shtoi presionin ndaj Iranit për të arritur një marrëveshje me SHBA-në, duke thënë se vendi nuk do të “mbetet pa askënd”...
08:53 | 15/07/2026