Policia arreston një nga autorët e dyshuar për vrasjen e Shkëlzen Kastratit në Fier
Rreth dy muaj pas vrasjes së Shkëlzen Kastratit në Fier, policia ka mundur të arrestojë një nga autorët e dyshuar.
Burime për Euronews Albania bënë me dije se Albert Zaja, 37 vjeç, një nga katër personat e dyshuar nga autoritetet për vrasjen e ndodhur më 1 shkurt në rreth-rrotullimin e Sheqit në Fier, është arrestuar nga Reparti i Neutralizimit të Elementit të Armatosur (RENEA) në fshatin Larushk të Krujës.
Autoritetet dhanë detaje më vonë përmes një njoftimi për shtyp ku u tha se Zeja sapo ka vënë re policinë është përpjekur të largohet. Ai rezulton të ketë qenë i armatosur dhe është munduar ta fshehë armën në baltë.
Përveç Zajës, policia ka shpallur në kërkim si të dyshuar për vrasjen e Kastratit, 42 vjeç:
- Elmir Tufa
- Elson Xheçuka
- Silvio Cara
Policia dyshon se motivi i vrasjes ka qenë hakmarrja dhe se të katër personat e dyshuar janë vrasës me pagesë. Gjykata e Fierit ka vendosur ndaj tyre masën e sigurisë “arrest me burg” mbi akuzën “vrasje me paramendim e kryer në bashkëpunim”.
Autoritetet dyshohet se përdorën për vrasjen një fuoristradë “Range Rover”, që u gjet e djegur në vendin e quajtur “Mbikalimi i Baltzës”. Në të u gjet dhe një armë, me të cilën dyshohet se u qëllua Kastrati.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta