46% e shqiptarëve duan të largohen, në 30 vite diaspora arriti në 1.7 milionë

2 Korrik 2021 | 15:33

Shqiptarët zënë vendin e parë në Ballkan, për dëshirën për të emigruar.

Kjo është gjetja e anketës së barometrit të Ballkanit 2021, ku 46% e të anketuarve nga Shqipëria, dëshirojnë të largohen për të jetuar e punuar jashtë vendit.

Pas shqiptarëve, dëshirën më të lartë për të emigruar e kanë malazezët me 45% , boshnjakët me 39%, Serbia me 35% dhe Kosova me 32%. Maqedonia e Veriut zë përqindjen më të ulët të dëshirës për emigrim në raport me vendet e tjera, me 27%.

Nga shqiptarët që duan të largohen, 69% e tyre preferojnë një nga vendet e Bashkimit Evropian, 26% Shtetet e Bashkuara të Amerikës, 4% vendet e Ballkanit perëndimor.

Papunësia dhe situata ekonomike janë renditur si shqetësimet kryesore që nxisin dëshirën për të emigruar. Në fakt papunësia shihet si problem kryesor në Shqipëri për 69% e të pyeturve, ndërsa shqetësim mbetet edhe kujdesi shëndetësor.

Sipas të dhënave nga instituti i statistikave, numri i shqiptarëve të larguar për të jetuar jashtë vendit gjatë periudhës 1990-2020 arriti në 1.7 milionë persona.

Në dekadën e fundit nga vendi, çdo vit, janë larguar mesatarisht 42 mijë persona, duke e rritur gjithnjë e më shumë diasporën shqiptare.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026