460 mijë trupa – Ministri gjerman i Mbrojtjes prezanton një strategji të re ushtarake
Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, zbuloi sot një strategji të re për ushtrinë gjermane dhe tha se ajo do t’i përmbahet objektivit të saj prej 260,000 trupash aktive, pavarësisht kërkesave të zyrtarëve të lartë ushtarakë për të rritur këtë numër në përgjigje të kërcënimit në rritje nga Rusia.
Ai tha në konferencën për shtyp se Gjermania po planifikon një ushtri prej 460,000 anëtarësh, nga të cilët 200,000 do të jenë rezervistë, raporton Reuters.
“Është e qartë se automatizimi dhe inteligjenca artificiale do të vazhdojnë të ndikojnë në planifikimin tonë, sa ushtarë do të na duhen dhe me çfarë kualifikimesh . Ambicia jonë është të jemi ushtria konvencionale më e fortë në Evropë”, shtoi ai.
Ai deklaroi gjithashtu se Gjermania po “rris aftësitë e saj mbrojtëse në afat të shkurtër, duke synuar një rritje të ndjeshme të kapacitetit në të gjitha fushat në afat të mesëm” dhe se do të “arrijë superioritet teknologjik” në afat të gjatë , shkruan Merkur.de dhe shton se strategjia thotë se Rusia është kërcënimi kryesor për aleancën e NATO-s, përfshirë Gjermaninë.
“Rusia po përgatitet për një konflikt ushtarak me NATO-n përmes armatimit të saj dhe e sheh përdorimin e forcës ushtarake si një instrument legjitim për zbatimin e interesave të saj”, tha Pistorius.
Duke folur ndërsa kancelari gjerman Friedrich Mertz dhe presidenti francez Emmanuel Macron pritet të marrin një vendim këtë javë mbi projektin franko-gjerman të sistemit të mbrojtjes ajrore FCAS, Pistorius tha se vendimi u takon krerëve të shteteve.
“Pres që një vendim të merret këtë javë”, tha Pistorius, sipas Reuters.
FCAS është një projekt i përbashkët evropian i Francës, Gjermanisë dhe Spanjës për të zhvilluar një sistem ajror luftarak të gjeneratës së re, i cili përfshin avionë luftarakë të përparuar, mjete ajrore pa pilot dhe teknologji luftarake të rrjetëzuara.
Projekti, me vlerë 100 miliardë euro, është ndalur nga një mosmarrëveshje midis kompanisë franceze Dassault Aviation dhe Airbus, e cila përfaqëson Gjermaninë dhe Spanjën.
Rritet numri i të rinjve gjermanë që refuzojnë shërbimin ushtarak, ndërsa Berlini përpiqet të fuqizojë ushtrinë
Lavrov: Sulmet e SHBA-së ndaj Iranit mbyllin dyert për marrëveshje
BE hedh poshtë pretendimet e administratës Trump se GJPN-ja kërcënon sovranitetin e SHBA
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë