13 humbje jete dhe 472 raste të reja me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit

25 Mars 2021 | 18:05

Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 472 raste pozitive me COVID-19 , ndërsa 13 persona nuk ja dolën të fitonin betejën me virusin.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se janë kryer gjithsej 2794 testime, ndërsa janë vaksinuar 5,356 persona.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 567 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 87,760 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 340 pacientë, 19 në terapi intensive, nga të cilët 8 pacientë janë të intubuar.

Aktualisht në vend janë 32,823 raste aktive me COVID-19, ndërsa numri total i viktimave të shënuara deri nga fillimi i pandemisë në Shqipëri është 2184.

Qarku me rastet më të shumta ditore por edhe në terësi mbetet Tirana, me një total prej 22507 rastesh aktive me virusin.

Statistika (25 Mars 2021)

Raste të reja ditore     472

Të shëruar në 24 orë    567

Të shtruar në spitale    340

Humbje jete në 24 orë   13

Testime ditore    2794

Testime totale    542,232

Raste pozitive    122,767

Raste të shëruara    87,760

Raste Aktive    32,823

Humbje jete     2184

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë   22507

Fier      2602

Durrës    1419

Vlorë     1289

Shkodër   1214

Gjirokastër 1238

Korçë     757

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026