5 kongresmenë letër Biden dhe Blinken për situatën e tensionuar Kosovë-Serbi

6 Tetor 2021 | 21:33

Pesë Kongresmenë të SHBA i kanë dërguar një letër Presidentit, Joe Biden dhe Sekretarit të Shtetit, Antony Blinken për tensionin e fundit të krijuar mes Kosovës dhe Serbisë mbi reciprocitetin e targave.

Ritchie Torres, Jim Himes, Elissa Slotkin, Joe Courtney, Mandaire Jones, Corolyn B. Maloney dhe James P. GcGovern i kërkojnë SHBA që të fokusohet tek zgjidhja e tensionit mes dy vendeve në Ballkan.

“Nisur nga disproporcioni i fuqisë ushtarake të Serbisë, u kërkojmë që të rithekson se SHBA do të jetë garante që aleati ynë Kosova, do të marrë trajtim të drejtë dhe njohjen si shtet i pavarur”, thuhet në letër.

Në letër theksoi se pas tensionit për reciprocitetin e targave, Serbia mobilizoi forcat e saj në kufi me Kosovën.

Kongresmenët shprehen se shumicën e pajisjeve ushtarake Serbia e ka nga aleati i saj, Rusia dhe theksohet gjithashtu prania e ambasadorit rus në mobilizimin e ushtrisë.

“Ambasadori rus në Beograd, Aleksandër Botsan-Kharchenko vizitoi kufirin (me Kosovën) më 26 shtator, bashkë me ministrin serb të Mbrojtjes, Nebojsa Stefanovic dhe shefin e ushtrisë serbe, Milan Majsilovic”, thuhet në letër.

Anëtarët e Kongresit i kërkojë presidentit amerikan dhe administratës së tij që të mbështesë përpjekjet për arritjen e një paqeje mes Serbisë dhe Kosovës duke shtuar se Beogradi ka minuar vazhdimisht legjitimitetin dhe sovranitetin e Kosovës.

Pesë kongresmenët që kanë firmosur letrën janë anëtar për mbrojtjen e çështjes së shqiptarëve.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026