5 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit

22 Qershor 2021 | 17:08

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë kanë rezultuar pesë persona pozitivë me COVID-19, ndërsa nuk ka pasur asnjë humbje jete.

Rastet e reja me virusin kanë rezultuar nga 4,064 testime që janë kryer. Ndër këto raste, tre janë identifikuar në Shkodër, një në Tiranë dhe një në Vlorë.

Aktualisht janë 100 pacientë aktivë me COVID-19 në vend. Dy pacientë po marrin trajtim spitalor të specializuar, njëri prej të cilëve është në terapi intensive.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 12 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,941 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (22 Qershor 2021)

Raste të reja ditore   5

Të shëruar në 24 orë   12

Të shtruar në spitale   2

Humbje jete në 24 orë  0

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Shkodër   33

Tiranë   30

Durrës   10

Berat   7

Lezhë   7

Elbasan   5

Dibër   3

Kukës   2

Korçë   1

Fier   1

Vlora   1

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026