5 të vdekur dhe 2156 raste të reja me COVID-19
Pesë persona kanë humbur jetën nga COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në vend, ndërsa janë konfirmuar 2156 raste të reja me virusin.
Rastet pozitive kanë dalë nga 7067 testime që janë kryer, nga ku janë identifikuar edhe 1685 të shëruar. Që prej fillimit të pandemisë në vend janë regjistruar 224,193 raste shërimi nga COVID.
Aktualisht janë 23,505 pozitivë me COVID në të gjithë vendin. 123 pacientë janë të shtruar në spital, 10 prej të cilëve janë në gjendje më të rënduar shëndetësore.
Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, si edhe të zbatojnë masat kundër COVID.
Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit, përfshi edhe fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku.
Statistika për datën 25 janar 2022, nga Ministria e Shëndetësisë
Raste të reja ditore 2156
Të shëruar në 24 orë 1685
Të shtruar në spitale 123
Humbje jete në 24 orë 5
Testime ditore 7067
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 10830
Fier 1945
Shkodër 1798
Elbasan 1548
Durrës 1469
Vlorë 1438
Gjirokastër 1261
Korçë 942
Lezhë 870
Berat 867
Kukës 290
Dibër 247
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta