500 fluturime në ditë, ambientalistët shqetësohen për rritjen e ndotjes në Katar
Para nisjes së Kupës së Botës në futboll, Katari kishte dhënë garanci se nuk do të tejkalohet niveli i ndotjes. Por shifrat e para për turneun flasin për të tjera të dhënat.
Në një ditë, në Doha kryeqytetin e Katarit regjistrohen më shumë se 500 fluturime. 90% e tyre janë charter për tifozët që duan të ndjekin ndeshjet e ekipeve kombëtare.
Vetëm në Dubai, çdo ditë udhëtojnë për në Doha më shumë se 120 avionë pasagjerësh të kapaciteteve të mëdha.
Parashikimet e ekspertëve ambientalistë ishin se gjatë turneut fluturimet do të shkarkonin në ajër 6 deri në 8 mijë tonë dioksid karboni. Rritja deri në 500 fluturime pritet të çojë edhe më lartë nivelet e ndotjes në Katar.
Ekspertët thonë se stadiumet janë vendosur afër njeri tjetrit dhe kjo bënë që dhe fluturimet të jenë më shpeshta në pak qytete duke shkaktuar ndotje më të madhe.
Kupa e Botës pritet të ndiqet nga 1.2 milionë vizitorë në stadiume. Katari ka vetëm 30 mijë dhoma hoteli. 80% e tyre ishin prenotuar disa muaj para se të niste kampionati. Për të zgjidhur situatën janë hapur vila, apartamente dhe zona të veçanta, por sërish kërkesa e tifozëve mbetet e lartë.
LEXONI GJITHASHTU:
- Alkool në Kupën e Botës? Shqiptari flet për atmosferën në Katar
- 500 njerëz u vranë gjatë ndërtimit të stadiumeve e metrosë, thotë zyrtari i Katarit
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë