Në moshën 63 vjeçare në 17 janar të vitit 1468 vdiq heroi kombëtar Gjergj Kastrioti.
Sot mbushen 553 vjet nga vdekja e Skënderbeut, një ngjarje e rëndësishme kjo që u soll në vëmendje dhe nga znj. Vjosa Osmani përmes një postimi në Facebook.
Presidentja në detyrë e Kosovës ka kujtuar datën e vdekjes së heroit duke shprehur mirënjohjen për figurën e heroit e duke e cilësuar atë si një digë e fortë e mbrojtjes së Evropës, që pati guxim në të gjitha përballjet e tij.
“Përveç se një luftëtar i paepur, Gjergj Kastrioti mbetet edhe ikona e unitetit tonë,” – shkroi Vjosa Osmani.
Në postimin e saj ajo tregoi se në fillim të marsit të vitit 1444, në Kuvendin e Lezhës, Skënderbeu realizoi të parin bashkim politik të princërve shqiptarë të kohës, me të cilin iu hap rruga themelimit të shtetit mesjetar shqiptar.
“Skënderbeu është frymëzim i rezistencës dhe i luftës për liri në të gjitha periudhat. Por mbi të gjitha, ai mbetet modeli unik i përbashkimit të shqiptarëve dhe si i tillë do të kujtohet përherë!
Qoftë i përjetshëm kujtimi për kryestrategun tonë!” – shtoi në Facebook Osmani.
Sot mbushen 553 vjet nga vdekja e heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastrioti- Skënderbeu. Ai ishte digë e fortë e mbrojtjes…
Posted by Vjosa R. Osmani on E Diele, 17 Janar 2021