571 raste të reja dhe 9 viktima nga COVID-19 në Kosovë

10 Prill 2021 | 19:27

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë identifikuar 571 raste të reja me COVID-19 në 4.351 testime të kryera.

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë bën me dije se 9 persona kanë humbur jetën për shkak të virusit   SARS CoV-2

Rastet e vdekjeve janë nga komunat: Prishtinë 3 raste (80, 79, 66 vjeç), Ferizaj 1 rast (80 vjeç), Gjakovë 1 rast (65 vjeç), Lipjan 1 rast (81 vjeç), Rahovec 1 rast (48 vjeç), Shtime 1 rast (81 vjeç), Vushtrri 1 rast (58 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 97.467 raste nga 471.004 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.976 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 727 pacientë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 81.561 raste, kurse numri i rasteve aktive është 13.930.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 195 raste, Ferizaj 60 raste, Gjilan 51 raste, Gjakovë 37 raste, Pejë 30 raste, Mitrovicë 29 raste, Fushë-Kosovë 22 raste, Podujevë 21 raste, Lipjan 19 raste, Viti 16 raste, Obiliq 14 raste, Vushtrri 12 raste, Prizren 11 raste, Skenderaj 11 raste, Deçan 7 raste, Drenas 7 raste, Klinë 5 raste, Malishevë 5 raste, Suharekë 5 raste, Kamenicë 4 raste, Rahovec 3 raste, Istog 2 raste, Kaçanik 2 raste, Shtërpcë 2 raste dhe Shtime 1 rast.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026