6% e të shtruarve në spitalet COVID janë të vaksinuar, thotë zv. ministrja e Shëndetësisë

2 Tetor 2021 | 12:27

Zv. ministrja e Shëndetësisë Eugena Tomini tha për Euronews Albania se 5-6% e të infektuarve në spital kanë bërë 1 ose 2 doza të vaksinës anti-COVID. Ajo sqaroi se 94-95% e pacientëve të shtruar nuk e kanë bërë vaksinën.

Tomini deklaroi se 44% e targetit prej 2.2 milion banorësh që duhet vaksinuar deri në pranverën e ardhshme kanë marrë një dozë të vaksinës, ndërsa 35% janë vaksinuar plotësisht.

Sa i takon injektimit të një doze të tretë, zv. ministrja e Shëndetësisë sqaroi se situata është dinamike andaj vendimi duhet marrë nga Komiteti i Ekspertëve për Vaksinimin.

“Qeveria shqiptare të paktën në 48 orët e fundit ka qenë në proces të një marrëveshje përkundrejt 500 mijë dozave Pfizer që deri në fund të dhjetorit vijnë në Shqipëri. Aktualisht që ne flasim kemi ofertë më shumë se kërkesë,” – tha ajo ndërsa e cilësoi këtë një faktor që shton mundësinë për një dozë të tretë.

Tomini tha se nuk jemi mbrapa me procesin e vaksinimit dhe se autoritetet do të shfrytëzonin çdo lloj mekanizmi për të vaksinuar popullsinë. Ajo bëri thirrje për çdo person mbi 18 vjeç që të injektohet me dozën anti-COVID.

 

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026