6 grabitje brenda dy ditëve, kapet hajduti në Tiranë
Policia e Tiranës ka finalizuar arrestimin e një 43-vjeçari pasi dyshohet se është autori i 6 raste të vjedhjeve gjatë dy ditëve të fundit. Në kuadër të operacioni policor të koduar “Objektivi”, në pranga ka rënë K. M., 43 vjeç.
Sipas raportimeve nga policia, 43-vjeçari ka vjedhur një shumë parash dhe disa dokumente nga zyrat e postës shqiptare dhe shuma parash dhe produkte nga 4 lokale në zona të ndryshme në Tiranë.
Njoftimi i plotë i policisë:
“Zbardhen 6 raste të vjedhjes/tentativës për vjedhje, të dyshuara të kryera nga një 43-vjeçar, gjatë 2 ditëve të fundit dhe gjatë vitit 2025.
Kapet dhe vihet në pranga 43-vjeçari, i dënuar më parë për vjedhje.
Sekuestrohen një shumë parash e dyshuar e vjedhur, veshje që dyshohet se ka përdorur 43-vjeçari, gjatë kryerjes së vjedhjeve, dhe sende të forta që ai përdorte për hapjen e dyerve.
Në vijim të punës për zbardhjen e rasteve të vjedhjes së pronës/pasurisë, identifikimin e autorëve, kapjen dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore, shërbimet e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 4, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin e koduar “Objektivi”, si rezultat i të cilit u identifikua, u kap dhe u vu në pranga shtetasi:
-K. M., 43 vjeç banues në Tiranë, i dyshuar si autor i 6 rasteve të vjedhjes/tentativës për vjedhje, konkretisht:
-më datë 21.01.2026, dyshohet ka vjedhur me thyerje, një shumë parash dhe disa dokumente, në zyrat e postës shqiptare në rrugën “Kujtim Laro”, si dhe ka tentuar të vjedhë në filialin e një banke;
-në datat 09.10.2025 dhe 26.11.2025, ka vjdhur shuma parash dhe produkte, në 4 lokale në zona të ndryshme në Tiranë.
Gjatë kontrollit në banesën e 43-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën një shumë parash të dyshuar të vjedhur, veshje që dyshohet se ai i ka përdorur gjatë kryerjes së vjedhjeve dhe sende të forta që përdorte për hapjen e dyerve.
Vijojnë hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer ky shtetas.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftim.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta