6 humbje jete dhe 336 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit

2 Prill 2021 | 17:47

Nga kryerja e 2 865 testime gjatë 24 orëve të fundit, 336 persona kanë rezultuar të infektuar me COVID-19. Ndërkohë janë shënuar 6 raste fatale të pacientëve të moshave 47-83 vjeç që po merrnin mjekim në spitalet covid.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 276 pacientë, 12 në terapi intensive, nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar. Nga ana tjetër në 24 orët e fundit janë shëruar 625 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 92,500 që nga fillimi i epidemisë.

Që prej nisjes së pandemisë në Shqipëri ka pasur 2 247 viktima të shkaktuar nga COVID-19. Ndërkohë në total deri tani ka pasur mbi 125 mijë raste pozitive me coronavirus.

Rastet aktive mbeten afërsisht 31 mijë, ndërsa shumica dërrmuese prej më shumë se 21 mijë persona të prekur ndodhen në Qarkun e Tiranës. Qarku i dytë me më shumë raste aktive është Fieri me 2 549 të infektuar.

Statistika (2 Prill 2021)

Testime totale            564,565

Raste pozitive             125,842

Raste të shëruara         92,500

Raste Aktive                31,095

Humbje jete                  2247

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                  21739

Fier                        2549

Durrës                   1269

Gjirokastër          1253

Shkodër                1186

Vlorë                     949

Korçë                   769

Elbasan                 347

Lezhë                    294

Kukës                    360

Dibër                    326

Berat                     54

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026