7 persona, përfshirë 2 policë, humbin jetën në një shpërthim bombe në një treg në Pakistan

12 Maj 2026 | 16:11

Të paktën shtatë persona, përfshirë dy policë dhe pesë civilë, u vranë në një shpërthim bombe në një treg në Pakistanin veriperëndimor, ndërsa dhjetëra të tjerë u plagosën, tha policia.

Shpërthimi ndodhi në Tehsil Sarai Navrang Bazar, pranë distriktit Banu, jo shumë larg kufirit me Afganistanin, raportoi Reuters. Ekipet e ambulancës dhe zjarrfikësve u dërguan në vendngjarje.

Zëvendësdrejtori i Policisë, Navrang Saeed Khan, tha se të plagosurit rëndë janë transferuar në spitalet në Bani, ndërsa drejtori i spitalit, Mohammad Ishaq, tha se deri më tani janë shtruar në spital 37 pacientë, disa prej të cilëve në gjendje kritike.

Pamjet nga vendi i shpërthimit tregojnë dyqane të dëmtuara dhe një automjet të shkatërruar.

Ky është sulmi i dytë vdekjeprurës në rajon në katër ditët e fundit. 15 policë u vranë në një shpërthim makine pranë një stacioni policie gjatë fundjavës.

Pakistani fajësoi militantët me bazë në Afganistan për sulmin e mëparshëm dhe paraqiti një protestë pranë autoriteteve në Kabul.

Autoritetet talebane thanë se nuk kishin komente mbi akuzat. Islamabadi pretendon se militantët po përdorin territorin afgan për të planifikuar sulme në Pakistan, ndërsa talebanët i hedhin poshtë akuzat dhe thonë se situata e sigurisë në Pakistan është një çështje e brendshme e vendit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajvani simulon pushtimin kinez, stërvitje për skenarët e luftës (FOTO)

Tajvani ka zhvilluar një stërvitje të gjerë përgatitore në pjesën qendrore të ishullit, duke simuluar skenarë ekstremë si një bllokadë kineze, një tërmet i fuqishëm...
20:27 | 03/07/2026

Irani i jep lamtumirën Khameneit me ceremoni pesëditore: Mojtaba, pasardhësi dhe i biri mungon nga frika e Izraelit

Më shumë se katër muaj pasi u vra në ditën e parë të luftës me Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin, Ali Khamenei, i cili e...
20:21 | 03/07/2026

Portugalia kërkon mbështetje nga BE-ja, Spanja dhe Maroku, ndërsa rreziku i zjarreve rritet

Kryeministri portugez, Luis Montenegro i ka kërkuar këtë të premte BE-së, Spanjës dhe Marokut të mbështetje me avionë shtesë zjarrfikës në rast se zjarret përkeqësohen...
20:15 | 03/07/2026