7 të vdekur, 361 raste të reja me COVID-19

16 Shkurt 2022 | 18:30

Shtatë persona kanë humbur jetën nga COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në vend, ndërsa janë konfirmuar 361 infektime të reja me virusin.

Rastet pozitive me COVID kanë dalë nga 2,478 testime që janë kryer, nga ku kanë rezultuar edhe 1,090 të shëruar. Që prej fillimit të pandemisë në vend, janë shënuar 259,065 raste shërimi nga virusi.

Aktualisht në Shqipëri janë 6,806 të infektuar me COVID-19.

92 persona po trajtohen në spitale, 12 prej të cilëve janë në gjendje më të rënduar shëndetësore.

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, si edhe të zbatojnë masat kundër COVID.

Qytetarët mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit. Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët mbi 12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku.

Statistika për datën 16 shkurt 2022 nga Ministria e Shëndetësisë

Raste të reja ditore  361

Të shëruar në 24 orë  1,090

Të shtruar në spitale   92

Humbje jete në 24 orë   7

Testime ditore   2,478

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë   2,301

Fier     982

Gjirokastër  439

Vlorë  601

Elbasan  560

Berat     491

Shkodër   423

Lezhë   348

Durrës   243

Korçë   196

Kukës   179

Dibër   43

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026