7 të vdekur dhe 206 raste të reja me COVID
Shtatë persona kanë humbur jetën nga COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri, ndërsa janë konfirmuar 206 raste të reja me virusin.
Rastet pozitive me COVID kanë dalë nga 1,610 testime që janë kryer, nga ku janë shënuar edhe 604 të shëruar. Që prej fillimit të pandemisë në vend janë konfirmuar 262,402 raste shërimi nga ky virus.
Aktualisht në Shqipëri janë 4,523 qytetarë të infektuar me COVID-19 dhe 79 persona po trajtohen nëpër spitale.
Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, si edhe të zbatojnë masat kundër COVID.
Qytetarët mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit. Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët mbi 12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku.
Statistika (20 Shkurt 2022):
Raste të reja ditore 206
Të shëruar në 24 orë 604
Të shtruar në spitale 79
Humbje jete në 24 orë 7
Testime ditore 1,610
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 1,330
Fier 756
Vlorë 428
Elbasan 473
Berat 352
Lezhë 324
Durrës 199
Gjirokastër 169
Shkodër 158
Kukës 163
Korçë 150
Dibër 21
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta